Lajme

Nxënësit protestojnë për vrasjen e Aulon Zekës

Autori: Gazeta inFokus 16:30 | 20 September 2017

Gjatë ditës së sotme nëpër rrugët e Prishtinës është mbajtur një protestë paqësore e nxënësve të Prishtinës për vrasjen e 16 vjeçarit, Aulon Zeka.

Një grup të rinjsh janë nisur nga sheshi ‘Zahir Pajaziti’ në drejtim të objektit të ish-Gjykatës Themelore të Prishtinës.

Protestuesit kërkojnë nga organet kompetente ndonjë përgjigje për rastin në fjalë. Ata madje kanë kërcënuar se do ta bllokojnë rrugën dhe se pa marrë ndonjë sqarim për këtë rast ata nuk do të largohen prej aty.

-Advertisement-

Nxënësit e shkollave të mesme të Prishtinës kishin protestuar edhe më parë për këtë rast. 16 vjeçari Aulon Zeka u vra të shtunën me armë zjarri. Për këtë rast, policia ka arrestuar dy persona gjithashtu të mitur të cilët dyshohen për vrasjen e Zekës.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë
-Advertisement-

Të tjera