Nxënësit nga Prishtina zënë vendin e dytë në Olimpiadën shkencore në Amerikë
Autori: Gazeta inFokus 11:22 | 16 June 2018
Ata fituan me një projekt për bllokimin e qelizave kancerogjene.
Nxënësit e gjimnazit “Hasan Nahi” të cilët përfaqësuan Republikën e Kosovës në Olimpiadën “Genius 2018” në Amerikë zënë vendin e dytë.
Në garë morën pjesë nxënësit: Tahir Zogaj, Endrrit Sylejmani, Fehim Hoti, Admirim Kasolli, Dukagjin Dedaqi, Medina Hajredini dhe Djellëza Hoti janë shtatë shkencëtarët e rinj kosovarë.
Me këtë ata kanë fituar një medalje të argjendtë (vendi i dytë), dy medalje të bronzta (vendi i tretë) dhe një medalje nderi.
Drejtori i shkollës Bashkim Çmega ka njoftuar se Endrit Sylejmani dhe Tahir Zogaj fituan vendin e dytë, medaljen e argjendtë, me projekt shkencor: “Dizajnimin e disa komponimeve organike si agjent potent antikanceroz”.
“Projekti ka për koncept bllokimin e qelizave kanceroze me anë të komponimeve organike në mënyrë që disa lloje të kancereve fillimisht të parandalohen nga shpërndarja nëpër pjesë të ndryshme të trupit dhe pastaj të trajtohet sëmundja. Ky projekt është realizuar dhe punuar me ndihmën dhe me bashkëpunimin e Kastriot Ademit – Student i doktoratës në UP”, thuhet në njoftimin e gjimnazit.
Admirim Kasolli dhe Fehim Hoti fituan vendin e tretë në botë me projektin e titulluar “Arduo House” .
“Projekti kompjuterik në të cilën ata kanë punuar është një projekt i quajtur ‘Arduo House’ që ka të bëjë me përdorimin e sendorëve në shtëpi duke përdorur pajisjen ‘Arduino’, e cila pajisje lidhet me PC ku me anë të kodeve kompjuterike Arduino merr urdhrat ekzekutuese ku pastaj i dërgon tek vet sensorat. Duke përdorur këta sensorë ata kanë për qëllim parandalimin e dukurive si: dëmet e shkaktuara nga zjarri në shtëpi, dëme të shkaktuara nga uji, parandalimin e vjedhjeve”, thuhet në njoftim.
Dukagjin Dedaqi fitoi vendin e tretë në botë( Medalje bronztë), me projektin e tij “Inter-Net”
“Projekti në fjalë ka të bëjë me dizajnimin e një posteri ku bëhet fjalë për dëmet që interneti po i sjell shoqërisë njerëzore dhe shpenzimi i tepërt i kohës në internet. Lenia pas dore e punëve të rëndësishme si mësimet duke qenë i dhënë mbas internetit është po ashtu një tjetër çështje që trajton ky poster. Posteri është i dizajnuar me photoshop dhe është i bazuar në përditshmërinë e përdorimit të internetit”, thuhet më tej.
Medine Hajredini dhe Djallëza Hoti kanë marrë medalje nderi me projekt shkencor: “Ngritja e rezistencës së një shtëpie me anë të përdorimit të materialeve të lëna pas dore”.
“Me anë të këtij punimi synohet që të mbrohet ambienti i Kosovës duke i përdorur materialet e lëna pas dore, si hiri nga Termocentrali në Obiliq, boqave, pambukut, qeset e plastikës si materiale fibroze. Kur këto materiale përzihen me allçi mundësojnë një mur më stabil dhe më rezistent, ku e mban shtëpinë nxehtë gjatë dimrit gjithashtu të ftohtë edhe gjatë verës”, bëhet e ditur nga drejtori i gjimnazit.
Projektet e nxënësve të Gjimnazit “Hasan Nahi” në etapën e parë arritën të jenë finalistë me projektet e tyre. Mbi 4000 projekte shkencore nga 136 shtete të Botës prej të cilave u zgjodhën 1285 nga projekte finalistë, morën pjesë në Olimpiadë.
Me 72 shtete nga gjithë bota që u kualifikuan në finale dhe mbi 1285 projekte të cilat garuan në finale, gjimnazistët kosovarë arritën të konkurrojnë me botën e të marrin një medalje argjendi dhe dy medalje bronzi në Garën ndërkombëtare: “Genius 2018”.
Kjo olimpiadë organizohet në Oswego- New York, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Pavarësisht moshës fare të re, ata kanë shkëlqyer duke lënë të habitur jurinë me aftësitë dhe profesionalizmin e treguar në përgatitjen dhe zhvillimin e projekteve inovative.
Kjo është hera e dytë që nxënësit e gjimnazit shkencor “Hasan Nahi”, që është gjimnaz privat në Prishtinë, fitojnë në këtë garë. Para një muaji nxënësit e këtij Gjimnazi u kthyen nga Bukureshti-Rumania me një medalje bronzi në Garën ndërkombëtare “INFOMATRIX 2018″.
Dhe para dy muajve u kthyen nga Kenia- Afrikë me një medalje argjendi dhe dy medalje bronzi në Garën Ndërkombëtare “Golden Climate 2018”.
Deri më tani Gjimnazi “Hasan Nahi” prej themelimit të saj në vitin 2013 i ka sjellë Kosovës 37 medalje ndërkombëtare.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...