Fokus

Nxënësit kosovarë kontrollohen për morra

Autori: Gazeta inFokus 15:09 | 15 March 2019

Që nga e hëna kanë filluar kontrollet sistematike të nxënësve të shkollave fillore në Komunën e Prishtinës.

Nxënësit do të kontrollohen për sëmundjen e kokës që shkaktohen morrat, për probleme dëgjimi, probleme të të parit.

Kështu kanë bërë të ditur nga Qendra Kryesore Familjare e Mjekësisë në Prishtinë për gazetën inFokus.

-Advertisement-

“Kontrollimi i nxënësve ka filluar që nga e hëna, 11 mars në të gjitha shkollat e Prishtinës. Këto kontrolle do të vazhdojnë edhe ditët në vijim”, thuhet në përgjigjen e QKMF-së.

Kontrolla të tilla janë duke vazhduar gjithandej shkollave kosovare.

Ky vendim erdhi pas kontrolleve të nxënësve në Gjilan ku  rezultoi se 186 nxënës janë të prekur nga morrat./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera