Nxënësit i kthehen bankave shkollore, sot fillon gjysmë vjetori i dytë
Autori: Gazeta inFokus 07:15 | 13 January 2020
Sot në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme të Kosovës pritet të fillojë gjysmë vjetori i dytë i vitit shkollor 2019/20.
Zyrtarë të Ministrisë së Arsimit kanë konfirmuar për KosovaPress se janë bërë të gjitha përgatitjet e duhura për fillimin e procesit mësimor.
Drejtori i Departamentit të Arsimit Para-universitar në Ministrinë e Arsimit, Alush Istogu, tha përmes telefonit për KosovaPress, se MASHT në bashkëpunim me të gjitha Drejtoritë komunale të Arsimit, ka bërë të gjitha përgatitjet e duhura për të filluar gjysmë vjetorin e dytë, ashtu siç është e paraparë me udhëzimin administrativ dhe kalendarin e vitit shkollor.
Istogu tha se në të gjitha shkollat e Kosovës do të fillojë procesi mësimor, përveç në Komunën e Kamenicës, për të cilën tha se nuk kanë informacion se a do të fillojë sot, krejt kjo për shkak të reformave në arsim që ka ndërmarrë kryetari i kësaj komune Qendron Kastrati.
“Ministria e Arsimit në bazë të planeve dhe programit, gjysmë vjetori i dytë i këtij viti shkollor, sipas udhëzimit administrative dhe kalendarit shkollor, procesi mësimor fillon më 13 janar, dhe në kontakt me të gjithë drejtorët e drejtorive komunale të Arsimit dhe sigurisht edhe ata në koordinim me drejtorët e institucioneve shkollore, janë bërë të gjitha përgatitjet për fillimin e gjysmë vjetorit të dytë. Një problem i veçante mund të jetë në Komunën e Kamenicës, por tash nuk e di pasi nuk kemi informacione se si do të shkojë procesi rreth reformës së arsimit që e ka marrë kryetari i Komunës së Kamenicës”, tha Istogu.
Ai uroi të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit që në këtë gjysmë vjetor të jenë më të suksesshëm, në aspektin e realizimit të procesit mësimor dhe uron koordinim më të madh në mes të shkollave.
Të tjera
-
Mbesa e kosovarit të burgosur në Serbi: Nuk e dimë si është trajtuar
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestim...
-
Beogradi i cakton 30 ditë paraburgim kosovarit të arrestuar para dy ditësh në kufi, MPJ thotë se i është keqësuar shëndeti
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestim...
-
Lajçak: Mandati im si ndërmjetës deri më 31 gusht – me lidershipin e ri të BE’së nis një fazë e re e procesit
Miroslav Lajçak së shpejti do ta lë postin e emisarit special të BE’së për Ba...
-
Vetëaksident tek Llesna në Prishtinë (PAMJE)
Një vetëaksident trafiku ka ndodhur para pak minutave tek Llesna në Prishtinë...
-
Vrąsja e intelektualëve të Mitrovicës 25 vjet më parë, Kurti: Serbia ua mohon familjeve të drejtën për të ditur të vërtetën
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kujtuar zhdukjen e intelektualëve të M...
-
Anulohet pjesëmarrja e Kurtit në tubimin e opozitës së Maqedonisë së Veriut sonte në Berlin, çfarë ndodhi?
Bekim Qoku Këshilltar i Jashtëm Politik të Kryeministrit Albin Kurti për marr...
-
Murati: Marrëveshjet e deritanishme janë marrë vetëm me serbët e Kosovës
Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka thënë se deri më tani, marr...
-
Ky është rreshteri i NJRSH-së që u suspendua nga IPK-ja, dyshohet se e rrahu keq një qytetar
Sedat Ramdani, rreshter në Njësinë e Reagimit të Shpejtë në rajonin e Prizren...
-
17 vjeçari e th*rr me thíkë një person në Ferizaj, arrestohet brenda dy orëve
Sot në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt pranoi një informatë se në udhëk...
-
Durmishi i përgjigjet Pal Lekajt: Pse po rren?
Zëvëndësministri i Infrastrukturës, Hysen Dumishi, i ka reaguar ish-ministrit...
-
Stano: Arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia, shqetësues
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, tha për Radion Evropa e Lirë të ...
-
Një muaj paraburgim për kosovarin e ndaluar në Serbi nën dyshime për kríme ĺufte, thonë familjarët
Një gjykatë serbe ia ka caktuar masën prej një muaji paraburgim të pr...