Lajme

Nxënësit e veriut kërkojnë shkollë të re, Hoxha siguron mbështetjen e institucioneve

Autori: Gazeta inFokus 13:24 | 29 December 2017

Në lagjen “Kodra e Minatorëve” në Mitrovicën veriore në paralelen e shkollës “Aziz Sylejmani” vijojnë mësimet 18 nxënës nga klasa e parë deri në të nëntën, raporton Ekonomia Online.

Laura Kelmendi tha se, nxënëse e kësaj shkolle tha se mësojnë në një shkollë të improvizuar, prandaj edhe po kërkojnë nderimin e një shkolle të re.

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, kishte vijuar mësimet në këtë shkollë, premtoi mbështetje më të madhe për banorët shqiptarë në pjesën veriore të Mitrovicës e sidomos për ata të Kodrës së Minatorëve.

-Advertisement-

Ministrja u ka shpërndarë dhurata nxënësve në prag të festave të fundvitit, raporton Ekonomia Online.

“Kemi ardhur këtu në paralelen e shkollës ‘Aziz Sylejmani’, të cilët mbajnë mësim në kushte shumë të vështira qëllimi është që sadopak të ju sjellim një atmosferë feste dike shpërndarë dhurata për këta 18 nxënës të cilët vazhdojnë të vijojnë mësimin përkundër sfidave të cilat ballafaqohen çdo ditë në këtë pjesë dhe kam pasur dëshirë edhe për nga afër ta sensibilizojmë edhe njëherë opinionin se me çfarë kishte të vështirë po mbajnë mësim dhe me çfarë kushte të vështira po ballafaqohen siç po e shihni këtu janë në kontejnerë këta nxënës është ftohtë është dimër kushtet janë mjaft të vështira dhe qëllimisht që sado pak të ju sjellim një atmosferë festive mirëpo në anën tjetër gjithashtu edhe qytetarët e Republikës së Kosovës ta dinë edhe ta shohin se në çfarë po jetojnë ende këta banor këtu në këtë lagje”.

“Premtimi im është se nuk do të ndalem duke kërkuar edhe nga të gjitha institucionet përkrahje sa më të madhe sidomos për përmirësimin e kushteve të kësaj shkolle sepse shkolla ‘Aziz Sylejmani’ në pjesën veriore ka qenë njëra ndër shkollat më të mëdha në Mitrovicë edhe unë kam qenë aty në klasën e parë dhe të dytën para lufte mirëpo ka mbetur me vetëm 18 raste nga të gjitha paralelet, kjo ka mbet paralele e ndare prej klasës së parë deri në të nëntën”.

Mbështetje kërkoi edhe drejtori i shkollës Flamur Sylejmani. Duke shtuar se të gjithë arsimtarët udhëtojnë nga pjesa e jugut në veri qe 18 vite në kushte të vështira dhe asnjëherë nuk janë të sigurt.

“Unë e falënderoj ministren dhe të gjithë ju që keni gjet kohën me ardhur këtu me të vërtetë e keni arrit qëllimin me i gëzua këta fëmijë. Punohet e veprohet me të vërtetë në kishte të vështira jo vetëm sot, por qe 18 vite pas luftës. Numri i nxënësve ka qenë relativisht i madh vitin 99/2000 kur kemi filluar por tash ka ardhur në 18 nxënës janë këta nxënës të gettoizuar. Përveç problemeve me infrastrukture kemi probleme edhe të qarkullimit të lirë sidomos të arsimtarëve sepse të gjithë arsimtarët 17 prej tyre udhëtojnë nga pjesa e jugut në veri qe 18 vite në kushte vërtetë të vështira dhe asnjëherë nuk janë të sigurt këtu ku janë këtu”.

“Kërkesat tona kanë qenë të vazhdueshme sidomos në rregullimin e infrastrukturës dhe këta prind që kanë mbet do të mbesin edhe viteve të ardhshme e viteve të tjera i vetmi ndryshim nga vitet e kaluara është se këta fëmijw po rriten ndërsa ndryshime të tjera nuk kemi. Kemi kërkesë për infrastrukturë kemi kërkesa për ndihma të tjera e lus ministren që ta sensibilizoj qeverinë edhe të gjithë ata në strukturat relevante që të merren edhe me neve pak”.

Pas shkollës, ministrja Hoxha vizitoi edhe qendrën familjare mjekësore në këtë pjesë në të cilën u takua me mjekët e kësaj qendre. Dhurata Hoxha ditë më parë ka shpërndarë dhurata edhe në shkollë në Fushë Kosovë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Hej, hej, hej, erdhi Black Friday me zbritje deri në 75% në Comodita Home
-Advertisement-

Të tjera