Lajme

Nxënësit e shkollave të mesme nga Mali i Zi vizitojnë Universitetin “Haxhi Zeka” në Pejë

Autori: Gazeta inFokus 13:39 | 27 May 2022

Nxënësit e shkollave të mesme nga Mali i zi kanë vizituar Universitetin “Haxhi Zeka” në Pejë, shkruan Gazeta Infokus.

Kjo vizitë u bë na kuadër të aktiviteteve promovuese të programeve akademike në ambientet e këtij universiteti.

“Nxënësit dhe personeli arsimor u pritën nga rektori prof.dr. Armand Krasniqi, prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Ngritje të Cilësisë, prof.dr.Edmond Beqiri, prorektorja për Buxhet, Financa dhe Infrastrukturë, dekani i Fakultetit të Menaxhimit të Turizmit, Hotelerisë dhe Mjedisit, Prof.asoc.dr. Adem Dreshaj si dhe nga personeli akademik i fakultetit të biznesit, përkatësisht departamenti i gjuhës boshnjake”, thuhet në njoftimin e Universitetit “Haxhi Zeka”.

-Advertisement-

Gjithashtu, nxënësit u njoftuan mbi mundësitë që universiteti “Haxhi Zeka” u ofron studentëve, duke potencuar mbështetjen maksimale të menaxhmentit per departamentin e gjuhës boshnjake.

“Dekani në fjalën e tij edhe njëhere konfirmoj mbështetjen që studentët e Malit të Zi do të gjejnë në këtë fakultet. Nga ana tjetër Prof.dr. Husnija Bibuljica theksoj përparësitë e të studjuarit në universitetin “Haxhi Zeka” dhe cilësinë e studimeve që ofrohet në departamentin e gjuhës boshnjake”, thuhet tutje në njoftim./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera