Lajme

Nxënësit e pakicave lihen anash në Festën e Abetares, reagon ministri Krasniqi!

Autori: Gazeta inFokus 23:59 | 17 May 2022

Në Festën e Abetares në Pejë nxënësit e pakicave u lanë anash. Gjersa bashkëmoshatarët e tyre e shijuan festën, 10 nxënësit e pakicave u ulën ndaras.

Për këtë ka reaguar ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, i cili dënoi këtë gjest.

Krasniqi tha se nga Ministrja Arbërie Nagavci u njoftua që janë duke e trajtuar rastin në mënyrë që të kuptohet e vërteta.

-Advertisement-

“Ndihem i shqetësuar shumë për rastin e sotëm ku nxënësit e komuniteteve janë lënë anash në festën e Abetares, në një organizim në Pejë.

Si ministër, si qytetar i këtij komuniteti dhe si qytetar i Republikës së Kosovës, përveçse e dënoj ashpër këtë gjest, ftoj institucionet që të thirren në përgjegjësi personat kompetent, të cilët e kanë bërë këtë gjest të rëndë.

Nga Ministrja Arbërie Nagavci u njoftova se janë duke e trajtuar rastin në mënyrë që të kuptohet e vërteta dhe se në shkollat tona s’ka hapësirë për diskriminim e pabarazi.

Faleminderit mediave për senzibilizimin dhe raportimin e këtyre veprimeve të patolerusheme. Dhe njëherë ju drejtohem me thirrjen se përdorimi i termit ‘RAE’ është joadekuat dhe ofendues”, tha ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International

Të tjera