Nxënësit e Fushë Kosovës mësuan në oborr
Autori: Gazeta inFokus 13:10 | 31 October 2019
Në shkollën “Zejnel Salihu” në fshatin Bardh i Madh, të premten nuk do të mbahet mësim.
Kjo për shkak se në këtë shkollë janë duke u kryer disa punime.
Kështu ka deklaruar, drejtori i Arsimit në Fushë Kosovë, Islam Shabani.
Ai ka thënë për lajmi net, se në pyetje është vetëm një ditë pushimi, e cila më pas do të zëvendësohet.
“Është fjala vetëm për një ditë, për shkak se janë duke e bërë pastrimin e koridorit. Jemi duke e rregulluar koridorin për shkak se duhet të hiqet një shtresë, duhet të grryhet patjetër dhe të renovohet. Për këtë, po na duhet një ditë e lirë por atë do ta zëvendësojmë”, ka deklaruar Shabani.
Nga ana tjetër, një burim i ka thënë lajmit se në këtë shkollë gjatë kësaj jave nuk është mbajtur mësim i rregullt për shkak të renovimeve.
Sipas të njëjtit burim, nxënësit kanë mbajtur mësim me orë të shkurtuara në oborr të shkollës ndërsa tani atyre iu është dhënë katër ditë pushim.
Për këtë, Shabani ka thënë se vetëm për pak orë disa arsimtarë kanë zhvilluar mësim jashtë, për shkak të erës së ngjyrës, e jo në gjithë orarin.
Ai ka përsëritur se nxënësve iu është dhënë vetëm një ditë e lirë, dhe ajo është e premtja.
Shabani ka theksuar se punëkryesi nuk mund të punojë në atë pjesë në prani të nxënësve, dhe për këtë arsye kjo shkollë ka kërkuar një ditë të lirë.
“Vetëm një ditë e kanë pushim, është fjala për të premten, në mënyrë që të zëvendësohet në ndonjë të shtune, për shkak se punëkryesit i duhet patjetër të jetë e lirë sepse nuk mund të punohet në prani të nxënësve”, ka përfunduar Shabani.
Të tjera
-
Vrạsja e Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen e tij për mbrojtje juridike
Qeveria e Kosovës ka ndarë 100 mijë euro për familjen e veprimtarit të çështj...
-
Lyra Osmani emërohet Inspektore e Përgjithshme
Qeveria ka miratuar propozim-vendimin për emërimin e Lyra Osmanit si Inspekto...
-
Deputeti i Kantonit të Bernit, Rashiti kritikon Kurtin: “Politika e tij rrezik serioz për Kosovën”
Deputeti i Kantonit të Bernit, Korab Rashiti, ka dërguar një mesazh për qytet...
-
Rriten për 20 përqind pensionet për kategoritë e dala nga lụfta
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka marrë vendim për rritjen e pensione...
-
Dervishaj fton diasporën të votojë: Votoni sepse zëri juaj është fuqia e Kosovës
Kandidati për deputet nga diaspora me numër 77 nga radhët e Partisë Demokrati...
-
Hynë nga Serbia ilegalisht me një kamion me targa serbe, ndalohen dy shtetas të Kosovës në Zubin Potok
Policia e Kosovës ka ndaluar një kamion me targa të Serbisë në Zubin Potok që...
-
Përfundon takimi i Kurtit me zyrtarin e lartë amerikan
Zëvendëssekretari amerikan i Shtetit për Menaxhim dhe Resurse, Richard R....
-
Vdekja e 36-vjeçarit në QKMF në Podujevë policia nisë hetimet
Një person është raportuar se ka vdekur dje në Podujevë. Mediat vendore ra...
-
Policia e Gjilanit shqiptoi 1262 gjoba brenda një jave
Policia e Gjilanit Gjatë gjatë një jave ka shqiptuar 1262 gjoba, ndërsa ka he...
-
Zyrtari i lartë amerikan në Qeveri për takim me kryeministrin Kurtin
Zëvendëssekretari amerikan i Shtetit për Menaxhim dhe Resurse, Richard R. Ver...
-
Osmani pas takimit me zyrtarin amerikan: Kosova dhe ShBA-ja do ta finalizojnë së shpejti Dialogun Strategjik
Presidentja Vjosa Osmani ka bërë të ditur se sot iu konfirmua se Kosova dhe S...
-
KFOR mirëpret garancitë me shkrim të qeverisë Kurti për mosdërgimin e FSK-së në veri pa koordinim
Misioni i KFOR-it ka mirëpritur garancitë e fundit që i janë dërguar nga Qeve...