Lajme

Nxënësi ‘kapadai’ në Gjakovë: Shkon në shkollë me thikë e pistoletë, përfundon në pranga të Policisë

Autori: Gazeta inFokus 21:14 | 22 March 2022

Policia e Kosovës gjatë ditës së sotme në shkollën e mesme “Hajdar Dushi” në Gjakovë ka zbatuar planin operativ “Siguria në shkolla”, ku te një nxënës ka gjetur një thikë dhe pistoletë me 7 fishekë të kalibrit 9 mm, shkruan Gazeta Sinjali.

Në konsultim me prokurorin, Policia ka bërë të ditur se është realizuar edhe bastisja në shtëpinë e të dyshuarit në fshatin Babloq të Deçanit me ç’rast është gjetur dhe konfiskuar një armë me gazë e llojit Gamo PT80 si dhe 14 fishekë të kalibrit 9 mm.

I dyshuari është ndaluar për 24 orë në qendrën e ndalimit në Gjakovë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Presidenti i UNI z. Alejtin Berisha, folës mbi temën “Women’s Role in Artificial Intelligence Development” në DOKUTECH, edicioni i 11-të
-Advertisement-

Të tjera