Lajme

Nxënësi i shkollës teknike në Obiliq kapet me tḥịkë, përfundon në Polici

Autori: Gazeta inFokus 22:23 | 04 September 2024

Mbajtja e armëve nga të rinjtë tashmë është bërë dukuri që po shqetëson mjaft shumë shoqërinë, sidomos për faktin se i ka prekur edhe të miturit, të cilët shpesh kapen me armë edhe brenda institucioneve arsimore e në afërsi të tyre,

Një dukuri e tillë është vërejtur sot në oborrin e shkollës së mesme teknike “Ismail Dumoshi” në Obiliq, ku një nxënës është kapur me një mjet të mprehtë që po e mbante me vete.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se bëhet fjalë për një të mitur, të moshës 17-vjeçare, i cili u arrestua nga një njësi policore që po patrullonte në atë pjesë.

-Advertisement-

Thika është sekuestruar, teksa nxënësi i dyshuar është shoqëruar në stacion policor ku është intervistuar lidhur me rastin.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori ka urdhëruar që ndaj tij të iniciohet rasti ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës’.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…
-Advertisement-

Të tjera