Lajme

Nxënësi i hyn dajak arsimtarit në Prizren, drejtoria thërret Policinë

Autori: Gazeta inFokus 08:12 | 17 November 2022

Rrahjet e përleshjet mes nxënësve në shkollat fillore e të mesme janë shumë të shpeshta në vendin tonë. Drejtoritë shpesh detyrohen të kërkojnë ndihmën e Policisë për të intervenuar në incidente të tilla që ndodhin brenda hapësirave të shkollave.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se një rast i tillë dyshohet se ka ndodhur edhe dje në një shkollë të Prizrenit, por këtë herë një nxënës përveç që rrahu një bashkëmoshatar, ka sulmuar edhe një mësimdhënës.

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në shkollën e mesme të ulët “Dëshmorët e Kabashit” ku pas një mosmarrëveshjeje të mëhershme, një nxënës e ka sulmuar fizikisht një arsimtar të kësaj shkolle, si dhe një bashkëmoshatar të tij.

-Advertisement-

Sinjali mëson se rasti u denoncua nga drejtoria në Polici, por që i dyshuari ende nuk është kapur pasi ka ikur nga vendi i ngjarjes. Policia është vënë në lëvizje për sigurimin e prezencës së tij, teksa palët që janë sulmuar kanë dhënë deklaratë para hetuesve policorë.

Pas përfundimit të procedurave policore, me urdhër të Prokurorit të Shtetit rasti është iniciuar si “Sulm”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet
-Advertisement-

Të tjera