Lajme

Nxënësi bie nga kati i dytë i shkollës në Kaçanik

Autori: Gazeta inFokus 12:14 | 17 Maj 2018

Një nxënës ka rënë nga kati i dytë i objektit të shkollës së mesme  ‘Vëllezërit Qaka- Feriz Guri’ në Kaçanik.

Lajmin për ‘Infokusin’ e ka konfirmuar nënkoloneli, Basri Shabani.

‘Po mesditën e së mërkurës një nxënës ka rënë nga objekti i shkollës së mesme profesionale ‘Vëllezërit Qaka- Feriz Guri’ në qytetin e Kaçanikut’, ka thënë Shabani.

-Advertisement-

Sipas tij rasti është konsideruar si aksidental ndërsa hetimet janë duke vazhduar.

Viktima ka pësuar lëndime ndërsa është dërguar për trajtim mjekësor.

‘Nxënësi ka marrë lëndime dhe momentalisht gjendet për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Prishtinës’, ka thënë Shabani./INFOKUSI

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy