Lajme

I nxehti i madh po e kaplon vendin, a është e gatshme Kosova ta përballojë?

Autori: Gazeta inFokus 23:00 | 05 August 2018

Ditët e freskëta të verës të cilat u përcollën me reshje shiu, duket se kanë mbaruar.

Vala e të nxehtit që ka kapluar perëndimin e kontinentit, do të shtrihet edhe mbi vendin tonë, por që nuk pritet të sjellë temperatura të jashtëzakonshme sikur në vendet tjera evropiane.

Kështu të paktën po thotë eksperti dhe profesori i Meteorologjisë, Sylë Tahirsylaj.

-Advertisement-

Ai thotë se ngritja e temperaturave dhe ndryshimi klimatik është në suaza normale, pasi janë temperatura stinore.

Tahirsylaj thotë se kjo ngritje e temperaturave nuk është shqetësuese, derisa bën thirrje tek qytetarët që t’i shfrytëzojnë këto temperatura e në veçanti për bujqësi.

Ndërsa Komandanti i brigadës së zjarrëfiksëve, Latif Zekaj tha se ata janë të gatshëm dhe të përgatitur teknikisht për t’iu përgjigjur situatave emergjente nga ngritjet e temperaturave.

E Zeka foli edhe për grevën e paralajmëruar nga brigada e zjarrëfiksëve, i pyetur nga Tribuna Channel se a do të ndërhyjnë në situata emergjente nëse janë në grevë, ai tha se janë të gatshëm ta kryejnë detyrën e tyre pa marrë parasysh situatës.

E temperaturat e larta filluan që nga dita e shtunë ku u përcollën me 30 gradë celsius, ndërsa ky muaj pritet të jetë vazhdimisht i nxehtë dhe pa reshje shiu.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera