Lajme

I nxehti afrikan mbërrin në Shqipëri

Autori: Gazeta inFokus 09:24 | 31 July 2018

Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga afrimi gradual i masave ajrore të nxehta me origjinë sahariane, të cilat do të kushtëzojnë në vendin tonë rritje të temperaturave.

Më 31 korrik, zona perëndimore do të përfshihet nga afrimi i masave ajrore të nxehta sahariane.

Moti do të jetë me kthjellime në zonat bregdetare dhe vranësira të pakta në zonat malore.

-Advertisement-

Era do të jetë e lehtë me drejtim veriperëndim (NW) me shpejtësi  8 m/sek në bregdet.

Valëzimi do të jetë i forcës 2 me lartësi vale 0,3 deri në 0,5 metër në det të hapur.

Temperaturat do të mbeten të larta.

Temperaturat min dhe max
Zonat malore         17/32°C
Zonat e ulëta           20/37°C
Zonat bregdetare    21/37°C

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai
-Advertisement-

Të tjera