Sport

Nxehtë në Vushtrri e Gjilan, luhen dy sfidat e fundit të kësaj jave

Autori: Gazeta inFokus 09:20 | 25 August 2019

Pas tri ndeshjeve në dy ditët e kaluara, e diela sjellë edhe dy sfida të Ipko Superligës.

Skuadra e Dritës pas gabimit ndaj Ferizajt javën e kaluar, zhvillon edhe duelin e dytë në shtëpi, ku kësaj radhe pret Flamurtarin.

Kuqezinjtë kanë ditur shpesh herë të dalin triumfues nga Gjilani, hic më larg se në edicionin e kaluar, andaj ekipi bardhekaltër nuk pritet të ketë punë të lehtë.

-Advertisement-

Ndryshe nga ky ballafaqim, takimi tjetër në “Ferki Aliu” është krejtësisht i paparashikueshëm.

Vushtrria para shikuesve vendës luan ndaj Trepcës ’89, që e nisi edicionin furishëm me fitoren e thellë ndaj Gjilanit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera