Lajme

Nxehet keq Sali Berisha – Kë e quan gjakpirës të kalibrit botëror?

Autori: Islam Morina 21:51 | 28 July 2021

Ish kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha, e ka quajtur George Sorosin si gjakpirës të kalibrit botëror, që sipas tij ka shkaktuar dramat më të mëdha ekonomike botërore pas luftërave.

Ai ka thënë se politikanët që financohen nga ai, janë të detyruar të zbatojnë teoritë e tij, shkruan Gazeta Infokus.

“Sorosi është gjakpirës i kalibrit botëror. Pas luftërave George Soros, është shkaktari i dramave më të mëdha botërore ekonomike në botë. Ai është njeriu që përdor miliona dhe miliarda për të korruptuar. Politikanët që marrin paratë nga ai janë të detyruar të zbatojnë teoritë e tij”, tha Berisha në Debat Plus./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera