Auto&Tech

NVIDIA kërkon nga shitësit që të kufizojnë numrin e kartelave grafike të shitura, kjo është arsyeja

Autori: Gazeta inFokus 11:40 | 22 January 2018

Nuk mund të porosisni më shumë se dy kartela NVIDIA njëherësh.
Së fundmi është bërë jashtëzakonisht e vështirë që të porosisni kartela grafike nëse dëshironi imazh superior për lojërat tuaja. Kjo ka ardhur si pasojë e kërkesës së madhe për gërmim (mining) të kripto-valutave me anë të këtyre kartelave, transmeton Express. Duke pasur parasysh këtë fakt, NVIDIA ka kërkuar që shitësit e këtyre kartelave ti kufizojnë shitjet në vetëm 2 kartela grafike për porosi.

NVIDIA ka deklaruar se prioritet i kësaj kompanie mbeten klientët të cilët këto kartela grafike i përdorin për lojëra dhe nuk duan që ata të mbesin pa një produkt të tillë si pasojë e tregut të kripto-valutave.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite

Të tjera