Sport

Nuza e Berisha gjykojnë ndeshjet kualifikuese për kampionatin evropian

Autori: Gazeta inFokus 16:26 | 22 October 2018

Genc Nuza si gjyqtar kryesor dhe Fatlum Berisha si gjyqtar anësor do të ndajnrë drejtëinsë në ndeshjet kualifikuese për kampionatin evropian të grup-moshës U17.

Dy gjyqtarët me stemën e FIFA-s nesër (e martë) udhëtojnë për në Turqi, ku do të ndajnë drejtësinë në ndeshjet kualifikuese për kampionatin evropian të grup-moshës U17.

Në këtë grup marrin pjesë Turqia, Irlanda e Veriut, Sllovakia dhe San Marino. Kjo do të jetë edhe një sprovë e radhës për Genc Nuzën, të cilin në ndeshjen e fundit kontrollori i ndeshjes veç që e kishte vlerësuar me notë të lartë e ka propozuar që të kalojë në rang më të lartë. Por edhe për Fatlum Berishën do të jetë sprovë dhe përvojë jashtëzakonisht e mirë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera