Lajme

Nusja vushtrriase rrah vjehrrin pas zënkës me burrin

Autori: Gazeta inFokus 11:54 | 25 May 2021

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të dielën një person ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshortja e djalit të tij.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur në Vushtrri, kur viktima pasi ka dëgjuar një mosmarrëveshje në mes të djalit të tij dhe bashkëshortes së djalit ka shkuar për të shikuar se çfarë po ndodh, dhe në ato momente është sulmuar fizikisht nga e dyshuara.

“Vushtrri, 23.05.2021 – 21:30. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se pasi ka dëgjuar një mosmarrëveshje në mes të djalit të tij dhe bashkëshortes së djalit, tani të dyshuar femër kosovare ka shkuar për të shikuar se çfarë po ndodh dhe në ato momente është sulmuar fizikisht nga e dyshuara. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit. Rasti vazhdon të hetohet”, bëhet e ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera