Lajme

Nusja sulmon burrin dhe vjehrrën

Autori: Islam Morina 09:30 | 03 January 2022

Një grua nga Gjilani pas një mosmarrëveshje ka sulmuar burrin e saj, mirëpo kjo nuk i ka mjaftuar pasi ka sulmuar edhe vjehrrën.

Pas përleshjes me burrin dhe me vjehrrën ajo është arrestuar, kurse ka marrë edhe lëndime si ajo ashtu edhe vjehrra, shkruan Gazeta Infokus.

Ndërkaq e dyshuara është dërguar në mbajtje pre 48 orësh, me vendim të prokurorit.

-Advertisement-

“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare e cila pas një mosmarrëveshje verbale me bashkëshortin e saj të dyshuarin mashkull kosovar e kishin sulmuar fizikisht njëri-tjetrin e pastaj e dyshuara e kishte sulmuar fizikisht edhe vjehrrën e saj viktimën femër kosovare. Si pasojë e sulmit viktima dhe e dyshuara kanë pësuar lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit e dyshuara pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në raportin e policisë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…

Të tjera