Lajme

Nusja rreh vjehrrën në Podujevë

Autori: Gazeta inFokus 10:16 | 12 January 2020

Thuajse çdo raport 24 orësh policor përmend edhe dhunën në familje nëpër vende të ndryshme të Kosovës.

Këto zakonisht janë dhunë fizike e bashkëshortit ndaj gruas apo edhe kërcënim, shkruan gazeta inFokus.

Por, një ngjarje më e rrallë ka ndodhur këtë të shtunë në fshatin Tërnavë të Podujevës.

-Advertisement-

Atje në ora 12 e 25 është arrestuar një e dyshuar femër e cila pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht vjehrrën e saj, shkruan gazeta inFokus.

Kështu, vjehrra ka marrë tretmamin mjekësor, e pas intervistimit e dyshuara është liruar në procedurë të rregulltë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’

Të tjera