Fokus

Nusja e Kryeministrit organizon koncert për Pavarësi

Autori: Valon Rogova 17:34 | 12 February 2019

Krahas aktiviteteve zyrtare për shënimin e 11 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, do të organizohet edhe një koncert i veçantë.

Anita Haradinaj, bashkëshortja e kryeministrit Ramush Haradinaj, ka ftuar deputet e zyrtarë të lartë të shtetit në një koncert me këngëtaren Elvana Gjata.

Në ftesën të cilën e ka siguruar gazeta inFokus, thuhet se ngjarja do të mbahet më 17 shkurt në ambientet e teatrit të televizionit Klan Kosova.

-Advertisement-

Po në të njëjtën ditë, bashkëshorti i saj Ramush Haradinaj do tu prijë shumë aktiviteteve zyrtare.

Gazeta inFokus, ka provuar të marr një përgjigje nga Anita Haradinaj, lidhur me këtë organizim, por kontakti me të ka qenë i pamundur./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera