Lajme

Nusja, dhëndri dhe 21 dasmorë infektohen me koronavirus

Autori: Gazeta inFokus 16:24 | 04 August 2020

Një darkë festive ka përfunduar me 21 persona të infektuar me COVID-19 gjatë një dasme në Selanik.

Mes të infektuarve janë nusja, dhëndri dhe 21 dasmorë të ftuar.

Sakaq janë ende në pritje analizat e tamponëve edhe për 200 persona të tjerë, dasmorë dhe persona të tyre të kontaktit, në spitalet Papagjeorgjiu dhe Hipokratos në Selanik.

-Advertisement-

Në dasmë ishin ftuar dhe merrnin pjesë 150 të ftuar. Qeveria greke ka lejuar organizimin e festave me deri 100 persona.

Nusja, dhëndri dhe babai i tij përfunduan në spital për ndjekje mjekësore, bënë të ditur mediat greke.

Dhëndri, tregoi çfarë kishte ndodhur pas të dielës së kaluar që u martua. Ai tha se të martën nisi të kishte temperaturë e bashkë me të, nusja dhe babai i tij.

Me telefon mësoi nga dasmorë që ishin në dasmë se edhe ata kishin simptoma të ngjashme. Pasi shkuan në spital mësuan se ishin infektuar.

I riu tha se para dhe gjatë dasmës ndjeheshin mirë dhe për të mbetet mister si u infektuan/TCH.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera