Lajme

‘Nusja’ britanike shkon në SHBA për t’u martuar me të dënuarin me vdekje

Autori: Gazeta inFokus 10:52 | 24 April 2022

Një britanike raportohet se ka fluturuar drejt SHBA për t’u martuar me një të dënuar me vdekje.

Dëshpërimi i 26 vjeçares Rebecca Short arriti deri aty sa t’i thoshte familjarëve se po shkonte me pushime por fshehtësisht ajo ishte bërë “mikeshë letrash” me vrasësin e dyfishtë, 35 vjeçarin Manuel Ovante Jr,.

Infermierja dentare postonte fillimisht foto nga parku Disney World në Florida, dhe nga ura Golden Gate Bridge në San Francisco.

-Advertisement-

Më pas të afërmit e saj të shokuar shikonin fotot e postuara nga burgu Eyman në Arizona.

Një miku i saj tha për të përditshmen ‘The Sun’: “Ajo gjithmonë ishte e fiksuar me dokumentarët e vrasësve serialë në Amerikë, por askush nuk e kishte menduar se do të arratisej për t’u martuar me një të tillë”.

Amerikano-meksikani Ovante ka qëlluar për vdekje dy njerëz kur me të tjerë shkuan në një shtëpi për të kërkuar për droga në vitin 2008.

Ai u dënua në vitin 2010 ndërsa më datë 14 të këtij muaji iu dha leja për martesën.

Rebecca kishte sjellë me vete një tortë martese të zezë me krem të kuq me mesazhin e shkruar: “Derisa vdekja të na ndajë”.

Nuk njihet nëse nisja kishte parasysh se burri ishte i dënuar me vdekje dhe dënimi i tij mund të mos vononte shumë.

Ajo pozoi gjithashtu për foto me burrin e saj të ri në kominoshet portokalli të burgut si dhe me familjen e tij.

Fqinja e vajzës Rebecca shkruante nga Oxfordshire, tha: “Ajo nuk më ka treguar asgjë, unë e kisha pyetur por nuk donte të fliste”.

Burgi i Eyman ka aktualisht 113 të dënuar me vdekje.

Sipas statistikave këta të burgosur kalojnë rreth 15 në pritje deri në ardhjen e ekzekutimit me injeksion fatal kimikatesh.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera