Lajme

Nushi: Pse ministrja Haxhiu nuk e ka raportuar në Polici burrin e saj kërcënues

Autori: Gazeta inFokus 12:50 | 06 September 2022

Nol Nushi nga Pratia Socialdemokrate ka thënë se burri i Albulena Haxhiut, Alban Krasniqi “njihet si kërcënues kronik”.

E ka shpërndarë një lajm nga koha kur Krasniqi e kishte kërcënuar Visar Ymerin.

“A thu a e ka paraqitë ministrja në polici?”, ka pyetur Nushi në Facebook.

-Advertisement-

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, të hënën e ka paralajmëruar një qytetar se do ta raportojë në Polici.

Kjo për shkak të një statusi ironizues ndaj ngjarjes që Haxhiu e ka treguar që një prind i ka shkuar në zyre për ta raportuar se si kanë tentuar t’ia dhunonin vajzën 14 vjeçare.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite

Të tjera