Lajme

Nushi i PSD-së: S’ka deputet në VV që ia kthen fjalën Kurtit

Autori: Gazeta inFokus 07:27 | 11 December 2024

Nol Nushi nga PSD ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje është centralizuar, duke theksuar se nuk asnjë deputet që mendon ndryshe dhe mund t’ia kthejë fjalën kryetarit të kësaj partie dhe njëherësh kryeministrit, Albin Kurtit.

“Janë disa deputetë të Listës Guxo, janë disa të Alternativës dhe mbesin pak vende që dalin nga demokracia e brendshme. Tash u centralizu, nuk ki ti deputet që mendon ndryshe dhe ia kthen fjalën Kurtit”, ka thënë Nushi në “Politiko”

Nushi ka sqaruar ndryshimet që kanë ndodhur në LVV pas daljes së tij dhe anëtarëve të tjerë të PSD-së.

-Advertisement-

“Na qysh e kemi lanë, ka qenë që 25% e listës së kandidatëve vjen si propozim i kryesisë së partisë. Me daljen tone aty janë hjek krejt kufizimet e që e betonojnë pushtetin e Kurtit”, ka thënë Nushi në “Politiko” me Kushtrim Sadikun.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
FREE FRIDAY ME ZBRITJE DERI 70%
-Advertisement-

Të tjera