Lajme

Nurellari komenton debatin Rama-Kurti: Sjellje e papranueshme mes dy kryeministrave të një kombi

Autori: Gazeta inFokus 21:22 | 19 May 2020

Analisti politik, Adri Nurellari, ka komentuar raportet me kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, dhe kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti.

Debatet publike mes dy kryeministrave u nisën së fundi me rrëzimin e teatrit komëbtar në Tiranë. Kurti reagoi ndaj këtij akti, ndërsa Rama në emisionin Pressing në T7 tha se Kurti e ka lënduar atë me gënjeshtra dhe se ai vetë nuk kishte ndërhyrë asnjëherë në punët e brendshme të Kosovës sikur po bën Kurti në Shqipëri.

“Shumë e turpshme sjellja e dy kryeministrave të një kombi”, ka thënë Nurallari në Pressing duke komentuar rarportet mes dy kryeministrave.

-Advertisement-

‘’Sjellja e tyre e kultivuar nga popullizmat është e papranueshme. Filloi me Ramush Haradinaj, rast që përfundoi me padi ën gjyaktë, dhe po vazhdon tani’’

‘’Është një akt shumë i ulët, është papërgjegjshmëri.’’

Nurellari, që ka qenë këshilltar politik i Hashim Thaçit sa ishte kryeministër, kritkoi VV’në për ëprzierje në punë të brendshme.

‘’VV ka bërë gabim duke u përfshirë në punët e shtetit tjetër. E bëri të njëjtin gabim në Maqedoni ku përkrahu një kandidat për president. Po ashtu përkrahu më herët kandidat i cili më vonë shkoi në koalicion me Gruevskin’’, shtoi Nurellari.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera