PDK-AAK-NISMA

Nura: Qeveria e re të mbështesë prodhuesit vendorë

Autori: Gazeta inFokus 13:58 | 28 May 2017

Kandidatja për deputete nga radhët  e koalicionit PDK-AAK-NISMA, Elmaze Nura ka kërkuar që të bëhet më tepër për prodhuesit kosovarë. “Fabrika e këpucëve “Solid” në Suharekë, është një shembull suksesi i sipërmarrjes private, por edhe dëshmi e vështirësive me të cilat ballafaqohet biznesi kosovar.

Politikat më të mira fiskale, efikasiteti i drejtësisë, ulja e kamatave bankare, mbështetja financiare nga shteti, janë masa që do ta fuqizonin prodhimin vendor. Gjatë vizitës në këtë fabrikë, pronari Ahmet Kuçi, paralajmëroi zgjerimin e investimeve, duke shpresuar se qeveria e re, do të krijojë një ambjent më të mirë biznesor për sipërmarrjen private në Kosovë.

Pa forcimin e prodhuesve vendorë, ekonomia jonë do të jetë e dobët. Ka ardhë koha për ta!”, ka shkruar ajo në llogarinë e saj në Facebook.

-Advertisement-

Prof.Asc.Elmaze Nura mban numri 42 në listën e kandidatëve të koalicionit PDK-AAK-NISMA./INFOKUSI/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare
-Advertisement-

Të tjera