Lajme

Nura i habitur, thotë se qeveria nuk e përfshiu komunën në organizimin për Epopenë e UÇK-së

Autori: Gazeta inFokus 11:40 | 05 March 2024

Kryetari i Komunës së Skënderajt, Fadil Nura në një intervistë për rtv21 tha se datat 5, 6 dhe 7 marsi ishin pikë kthese për UÇK-në dhe se falë sakrificës së komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjes së tij, sot vendi ynë gëzon lirinë.

Nura gjithashtu u shpreh i habitur se për herë të parë ka ndodh që niveli qendror nuk përfshinu Komunën e Skënderajt në këshillim organizativ për siç thotë ngjarjen më të lavdishme të historisë së Kosovës.

Sipas tij e gjithë kjo çështje ka shkaktuar dhe po shkakton huti te qytetarët se cilën agjendë ta ndjekin.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka po ndodh me DITËLINDJEN e Viva Fresh Store?!
-Advertisement-

Të tjera