Lajme

Nura fton të pavendosurit dhe votuesit e rinj ta forcojnë fitoren e koalicionit të lirisë

Autori: Gazeta inFokus 13:24 | 30 May 2017

Kandidatja për deputete nga radhët e koalicionit PDK-AAK-NISMA, prof.Elmaze Nura u ka bërë thirrje votuesve të pavendosur dhe atyre që votojnë sivjet për herë të parë, ta bëjnë më të thellë fitoren e paralajmëruar të këtij koalicioni. “Mijëra votues, mund të jenë ende të pavendosur se kujt do t’ia japin besimin me 11 qershor.

Mijëra të tjerë, për herë të parë, u drejtohen kutive të votimit në këto zgjedhje parlamentare. Mbështetja e tyre për koalicionin e lirisë PDK-AAK-NISMA, do ta forcojë fitoren tonë të pritshme për të gjithë, edhe për vetë kundërshtarët politikë.

Kjo nuk do të jetë thjesht, një arritje e koalicionit, por një fitore e madhe për Republikën. Ka ardhë koha, për një qeveri energjike, që do t’i çojë përpara proceset dhe do ta dëgjojë zërin e qytetarëve tanë!”, ka shkruar Elmaze Nura në Facebook.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera