Lajme

Nura angazhohet për përfaqësim të barabartë gjinor në institucione

Autori: Gazeta inFokus 14:07 | 24 May 2017

Kandidatja për deputete nga radhët e koalicionit PDK-AAK-NISMA, Elmaze Nura, ka kërkuar që qeveria e ardhshme e Kosovës, t’u japë femrave hapësirën e merituar dhe që u takon edhe me ligj.

“Kosova ka gra të zonja, profesioniste të shquara, guximtare,por hapësira institucionale për to duhet të jetë shumë më e madhe.

Qeveria e ardhshme e kryeministrit Haradinaj, duhet të përkushtohet në zbatimin e ligjit për barazinë gjinore që garanton përfaqësim të barabartë të grave dhe burrave në institucionet shtetërore”, është shprehur profesoresha e UP-së, Elmaze Nura.

-Advertisement-

“Gruaja është shtyllë e familjes dhe shoqërisë. Ajo mund të bëjë shumë për forcimin e Republikës sonë. Nëse fitoj besimin e votuesve, avancimi i pozitës së femrave, në çdo nivel, do të jetë një prioritet i imi i rëndësishëm”,ka shkruar regjisorja e njohur Elmaze Nura në faqen e saj në facebook.

Ajo kandidon për herë të parë dhe ka numrin 42 në listën e koalicionit PDK-AAK-NISMA.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta
-Advertisement-

Të tjera