Lajme

Numri i votuesve më i madh se i banorëve, Elezi i KQZ-së sqaron arsyen

Autori: Gazeta inFokus 16:50 | 21 August 2024

Mbi dy milion persona janë në listën preliminare të votuese në Kosovë.

Zëdhënësi i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi ka thënë se certikimi i listës përfundimtare do të bëhet më 4 janar të vitit të ardhshëm.

“Sipas listës preliminare të votuesve, Republika e Kosovës ka 2,047,149 votues. Certifikimi i listës përfundimtare të votuesve, sipas planit të aktiviteteve të miratuar nga KQZ do të bëhet më 4 janar 2025″, tha Elezi.

-Advertisement-

Ai ka shtuar se lista votuese dhe regjistrimi i popullsisë janë ndaras, pasi regjistrimi i popullsisë përfshin veç banorët rezident të pranishëm në Kosovë, e nuk përfshihen ata që jetojnë jashtë vendit, ndërsa në listë votuese janë dhe shtetasit që kanë të drejtë vote ani pse janë jashtë Kosovës.

Lista Votuese dhe regjistrimi i popullsisë duhet të shikohen ndaras. Në regjistrimin e popullsisë janë të përfshirë vetëm banorët rezident të pranishëm në Kosovë në kohën kur është bërë regjistrimi, pra nuk përfshihen qytetarët që jetojnë jashtë vendit, ndërsa në Listën Votuese përfshihen shtetasit e Kosovës me të drejtë vote që jetojnë brenda dhe jashtë vendit”, tha zëdhënësi i KQZ-së, për Reporteri.net.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet
-Advertisement-

Të tjera