Lajme

Numri i të vdekurve nga COVID-19 në botë tejkalon 3 milionë

Autori: Gazeta inFokus 10:18 | 16 April 2021

Numri i të vdekurve si pasojë e koronavirusit në botë ka tejkaluar shifrën 3 milionë.

Sipas faqes së internetit “Worldometer” e cila përpilon të dhënat lidhur me pandeminë, numri i të vdekurve në botë arrin në 3.000.243.

Pandemia e COVID-19 më rëndë ka goditur SHBA-në ku deri më tani janë regjistruar 578.993 vdekje.

-Advertisement-

Sipas numrit të viktimave, pas SHBA-së vijon: Brazili (365.954), Meksika (211.213), India (174.335), Britania e Madhe (127.191), Italia (115.937), Franca (100.073), Rusia (104.398) dhe Irani (56.538).

Numri i rasteve me koronavirus në botë ka tejkaluar shifrën 139.7 milionë, prej të cilëve janë shëruar mbi 118.8 milionë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera