Lajme

Numri i të prekurve me koronavirus kalon mbi një milionë

Autori: Gazeta inFokus 23:08 | 02 April 2020

Numri i të prekurve me koronavirus në botë ka kaluar një milionëshin.

Ne orën 22 të së enjtes (sipas orës lokale në Kosovë) numri të prekurve nga pandemia ka shkuar në 1,006,773 persona.

Ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 52,000. Deri tani sipas statistikave 210 mijë persona janë shëruar nga virusi.

-Advertisement-

Vetëm në Amerikë, 240 mijë persona janë infektuar nga koronavirusi, ndërsa 5 mijë 800 kanë vdekur nga ai.

Ndonëse Italia radhitet e dyta për numrin më të madh të rasteve të infektuara me gjithsej 115 mijë raste, ajo ka numrin më të madh të viktimave në botë, me 13 mijë 900 të vdekur.

Spanja radhitet e treta me numrin më të madh të infektuarve, me 110 mijë e 238 persona dhe me 10 mijë e 103 viktima.

Kina nga ku u përhap së pari koronavirusi, është shteti i pestë në botë me numrin më të madh të personave të konfirmuar me këtë virus, me gjithsej 81 mijë e 589 të infektuar dhe me 3 mijë e 318 viktima. Gazeta Infokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera