Lajme

Numri i të infektuarve në Vushtrri po rritet, kryetari Tahiri tregon çfarë masa ka ndërmarrë Komuna

Autori: Gazeta inFokus 10:17 | 05 April 2020

Pas rastit të fundit me koronavirus në qytetin e Vushtrrisë, janë marrë edhe masa të reja.

Aty është karantinaur komplet fshati Smrekonicë, shkruan gazeta inFokus.

Ndërsa, personeli shëndetësorë i këtij fshati dhe i Spitalit “Sheikh Zayed”, të cilët patën kontakt me pacienten u udhëzuan që të vetizolohen.

-Advertisement-

“Lidhur me masat e reja në Vushtrri pas rastit të fundit me #covid 19

Fshati Smrekonicë me vendim të Ministrisë së Shëndetësisë shpallet zonë karantinë (ne kemi propozuar që vetëm rruga “Miftar Hasani” të karantinohet)

Personeli shëndetësor i QKMF-së, QMF Smrekonicë dhe i Spitalit ‘Sheikh Zayed’ që kanë qenë në kontakt me pacienten janë udhëzuar për vet izolim”, ka shkruar Tahiri.

Ndërsa, Tahiri, ka pasur edhe një mesazh për qytetarët e komunës së tij, shkruan gazeta inFokus.

“Apelojmë tek të gjithë qytetarët që kanë mundur të jenë në kontakt me pacienten apo familjen e ngushtë të vet izolohen dhe të lajmërojnë organet kompetente të IKSHPK dhe QKMF-së.

Ju lutemi, #rrinshpi  ruaje vetën, ruaje familjen, ruaje qytetin nga #coronavirus”./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera