Lajme

Numri i kandidatëve për deputetë në LVV, PDK, Nisma, LDK, AAK që kanë probleme me ligjin

Autori: Gazeta inFokus 16:53 | 18 January 2021

Në mesin e kandidatëve për deputetë ka edhe persona të dënuar dhe me aktakuza të ngritura, nga pothuajse të gjitha subjektet politike.

Në një grafikë të publikuar nga Radio Evropa e Lirë, bëhet e ditur se Lëvizja Vetëvendosje ka 10 kandidatë me aktakuza aktive dhe 2 të dënuar.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka 8 kandidatë me aktakuza aktive.

-Advertisement-

Partia Demokratike e Kosovës, 4 kandidatë me aktakuza aktive dhe 1 i dënuar.

Nisma Socialdemokrate, 1 me aktakuzë aktive dhe 2 të dënuar.

Lista Serbe, 1 me aktakuzë aktive dhe 1 i dënuar.

Lidhja Demokratike e Kosovës, 1 me aktakuzë aktive.

 

 

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur sot verifikimin e kandidatëve të cilët kanë garuar në listat e partive politike për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera