Lajme

Numërohen votat me kusht në Kaçanik, ky është rezultati

Autori: Gazeta inFokus 18:09 | 26 October 2021

Sot në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka vazhduar numërimi i votave me kusht dhe i atyre të personave me aftësi të kufizuara të zgjedhjeve të 17 tetorit, shkruan Gazeta Express.

Këto vota janë numëruar tashmë në komunë e Kaçanikut.

Nga këto vota prin kandidati i Partisë Demokratike e Kosovës, Besim Ilazi, doli i pari me 107 vota.

-Advertisement-

Pas tij është renditur kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Jeton Raka, me 81 vota.

I treti është kandidati i LDK-së, Shkelqim Jakupi, me 23 vota, teksa kandidati Shukri Luta ka marrë 16 vota.

Edhe sa iu përket votave për asamble komunale, PDK kryeson në Kaçanik me 82 vota.

LVV është e dyta me 62 vota, ndërsa e treta LDK me 35 vota.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!
-Advertisement-

Të tjera