Lajme

Numërohen mbi 10% të votave në Gjilan, rezultatet e para sipas KQZ-së

Autori: Gazeta inFokus 19:49 | 14 November 2021

Lutfi Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës po prin nga numërimi i votave të para në këtë komunë.

Nga 12,76% të votave të numëruara deri tani, sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Lutfi Haziri prin me 56,05%, krahas kundërkandidatit të tij nga Lëvizja Vetëvendosje, Alban Hyseni, i cili deri tani ka marrë 43,95%.

Sipas Exit Poll-it të realizuar nga Albanian Post, i cili u publikua në T7, Lutfi Haziri i LDK-së e fiton Gjilanin me 50,5%.

Alban Hyseni i LVV-së ka 49.5%, sipas këtij Exit Poll-i.

Të tjera