Lajme

Numërohen gati të gjitha votat, ky është rezultati (Grafikone)

Autori: Gazeta inFokus 14:44 | 12 June 2017

Tani kur numërimi i votave të rregullta po shkon drejt fundit, është qartësuar pozicionimi i partive dhe grupimeve politike i dalë nga zgjedhjet e parakohshme të 11 qershorit.

Deri tani kur janë numëruar 96.75 për qind të votave të rregullta, koalicioni PAN, edhe pse me një rënie drastike të votave krahasuar me zgjedhjet e 2014, ka dalë i pari, me 34,15 për qind të votave të fitura.

Lëvizja Vetëvendosje, e cila ka garuar e vetme në këto zgjedhje, është fituesi më i madh i tyre, pasi ka arritur që ta rrisë elektoranit me mbi 100 për qind. Pra subjekti politik që ka të nominuar për kryeministër Albin Kurtin, ka fituar 27,01 për qind të votave.

-Advertisement-

Ndërsa, Lidhja Demokratike e Kosovës, që në këto zgjedhje ka garauar në koalicion me AKR’në e Behgjet Pacollit dhe Alternativën e Mimoza Kusarit dhe Ilir Dedës, del të jetë renditur e treta me 25,78 për qind të votave.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International
-Advertisement-

Të tjera