Lajme

Numërohen afër 17 mijë vota të diasporës, numër i lartë i votave të parregullta

Autori: Gazeta inFokus 13:12 | 20 February 2021

Në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve po vazhdon numërimi i votave që kanë ardhur nga diaspora.

Sipas të dhënave të fundit të QNR-së, deri dje janë numëruar në total 16730 vota.

Prej numrit total të votave, 11788 janë aprovuar kurse 4942 janë refuzuar.

-Advertisement-

Arsyet e refuzimit të votave janë të ndryshne. 1618 votues janë refuzuar në peridhën e aplikimit, 182 janë refuzuar pasi kanë dërguar 2 herë fletvotimet e tyre.

696 vota janë refuzuar për shkak të të statustit të votuesve të paidentifikueshëm ose për arsye të votimit grupor.

Gjithashtu, 274 raste të refuzimit nuk kanë dërguar dokumente valide dhe pjesa tjetër prej 2172 nuk kanë aplikuar në peridhën e caktuar për aplikim.

Sipas QNR-së, numri më i madh i votave po refuzohet për arsye se disa familje kanë futur votat në të njëjtin zarf, shkruan lajmi.

Numërimi i votave nga diaspora do të vazhdojë deri në përfundimin e tyre prej kur edhe pritet që të certifikohen rezultatet e zgjedhjeve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera