Lajme

Numërohen 99.88% të votave PAN bie nën 34 % VV-ja rritet! (Grafika)

Autori: Gazeta inFokus 23:56 | 12 June 2017

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka numëruar 2 mijë e 487 vendvotime prej 2 mijë e 490 sa kanë qenë gjithsej në zgjedhjet e parakohshme të ditës së djeshme apo thënë në për qindje 99,88%.

Bazuar në të dhënat e deri tanishme të KQZ-së koalicionin PDK-AAK-NISMA që ka rënë nën 34 për qind të votave të fituara 33.98% ndërsa Vetëvendosje ka shënuar ngritje të votave nga 27.07 për qind, në 27.12 për qind të votave të fituara, raporton GazetaBlic.com

Me 0.12 për qind të votave të mbetura për t’u numëruar, koalicioni LDK-AKR ka 25.74% për qind të votave të fituara deri më tani. Ky koalicion ka arritur të fitojë 180.129 vota.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera