Lajme

Numër rekord i të shtrirëve me COVID-19 në QKUK

Autori: Gazeta inFokus 12:59 | 03 July 2020

Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, janë të shtrirë 141 pacientë me Covid-19 pozitiv.

Në Klinikë Infektive janë të shtrirë 112 raste me Covid-19 pozitiv, në pulmologji 20 pacientë Covid-19 pozitiv me oksigjenoterapi, kurse në mjekësinë sportive, njësia intensive janë të shtrirë 9 pacientë me Covid-19 pozitiv, një nga ta i ​intubuar, kurse 5 të tjerë me CPAP dhe​ 3 të tjerë me maskë oksigjeni. ​

​Nga 111 pacientët​ e Klinikës Infektive, 58 raste janë duke u trajtuar në reparte me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.

-Advertisement-

​Në repartin e Mjekimit Intensiv të infektives janë duke u trajtuar 6 raste, 2 raste janë në gjendje të rëndë duke u trajtuar me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, 4 raste janë në gjendje kritike me frymëmarrje të asistuar me respirator.

​Me datën 02.07.2020, nga Klinika Infektive janë lëshuar 5 pacientë, 3 pacientë Covid 19- pozitiv, por me gjendja stabile klinike dhe laboratorike dhe 2 të shëruar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera