Lajme

Numër më i vogël protestuesish në Leposaviq

Autori: Gazeta inFokus 09:57 | 17 June 2023

Pas një dite ku protestuesit sulmuan gazetarë e kameramanë në Leposaviq, mëngjesi atje duket të jetë i qetë.

Edhe për shkak të të reshurave të shiut, raporton Kosovo-online, para objektit të komunës, sot ka më pak protesutes.

Vizita e ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka bërë që protestuesit të revoltohen, duke gjuajtur me ngjyrë drejt veturës së tij.

-Advertisement-

Më pastaj, protestuesit kanë sulmuar gazetarët dhe mediat të cilët po përcillnin zhvillimet në këtë komunë.

E shtuna është dita e 20 e protestave në Leposaviq pas vendosjes së kryetarit Lulzim Hetemi në objektin komunal.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova hap degën më te re në qytetin e Suharekës
-Advertisement-

Të tjera