Lajme

Numër i madh i ukrainasve mbërrijnë në Francë

Autori: Gazeta inFokus 09:14 | 21 March 2022

Më shumë se 10,000 refugjatë ukrainas kanë kaluar në Francë që nga fillimi i pushtimit rus, shkruan CNN, raporton Gazeta Infokus.

Këtë e ka bëtë të ditur ministri i Brendshëm francez Gerald Darmanin për transmetuesin francez RTL të hënën.

Duke folur për numrin e të ardhurve ukrainas, ai tha se është më shumë se 10 mijë refugjatë.

-Advertisement-

“Është më shumë se 10,000, por ndoshta është shumë më tepër”, ka thënë Darmanin.

Siç raporton CNN, Darmanin shtoi se shtetasit ukrainas mund të hyjnë në Francë pa vizë.

Shumë nga ata që mbërrinin po kalonin vetëm përmes Francës, kryesisht drejt komunitetit të madh ukrainas në Spanjë, tha ai.

“Është e sigurt që dhjetëra mijëra ukrainas do të mbërrijnë në vend në ditët dhe javët në vijim,” tha Darmanin.

Me kërkesë të presidentit francez Emmanuel Macron, vendi po përgatitet gjithashtu për ndërhyrje të mundshme kibernetike ruse në zgjedhjet presidenciale të prillit, tha Darmanin./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studente dhe prind, Medina Berisha tregon për rrugëtimin e saj akademik në UNI- Universum International College, fuqizuar nga Arizona State…
-Advertisement-

Të tjera