Numër i madh i projekteve të KEK-ut në ndryshimin e gjendjes në ambient
Autori: Gazeta inFokus 11:53 | 02 March 2021
Me gjithë vështirësitë e trashëguara nga e kaluara, Korporata Energjetike e Kosovës po vazhdon të ketë pjesë të rëndësishme të saj, investimet e vazhdueshme në përmirësimin e ambientit.
Dhe ky vit pritet të jetë i mbushur me realizimin e një numër të madh të projekteve, përmes të cilave do të ndryshohet rrënjësisht pamja e rëndë e krijuar për dekada.
Drejtori i njësisë për menaxhimin e projekteve mjedisore dhe rikultvim të tokave, Rasim Veseli ka thënë se në bashkëpunim me Qeverinë e Kosovës dhe me donatorët e ndryshëm do të vazhdojnë edhe këtë vit investimet në përmirësimin e ambientit, i cili do të kthehet në shfrytëzim të banorëve.
Ai ka bërë të ditur se në një nga shumë projektet e rëndësishme që KEK-u parashikon ta realizoj këtë vit është shndërrimi i deponisë në fshatin Balaj që shtrihet në një hapësirë 90 hektarëshe në një zonë atraktive si për qytetarët ashtu edhe për prodhimin e energjisë së pastër nga KEK-u.
“Sipërfaqja e tërësishme e këtyre tri fushave ku mendohet të vendosen panelet solare, është afërsisht 25 hektarë dhe me këtë mendojmë të gjenerojmë një sasi të konsiderueshme të energjisë elektrike, pa u bazuar në qymyrin ose linjitin, të cili naktualisht e bëjmë si KEK”, deklaroi Veseli.
Projekt tjetër që pritet të realizohet këtë vit është brezi i gjelbër në Obiliq.
Përmes këtij projekti do t’i mundësohet Komunës së Obiliqit që të mbjellë drunj, shtigje bicikletash dhe ecjesh për njerëz.
Një projekt tjetër me rëndësi është edhe zgjidhja përfundimtare që do t’i jepet deponisë së djerrinës dhe liqeni vasilevës që është në pronësi të KEK-ut.
“Me Komunën e Obiliqit, me Komunën e Drenasit dhe me Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit, në mënyrë që ti shohim edhe planet e tyre zhvillimore në atë hapësirë. Edhe këtu është ideja që këto sipërfaqe të valorizohen për KEK-un, sikurse është djerrina në Palaj. Për shkak se sipërfaqja aq e madhe është potencial për të krijuar të hyra. Varësisht se cila do të jetë zgjidhja projektuese për liqenin, do të shohim tani se cila do të jenë mundësitë për të shikuar valorizimin si pasuri e cila është në pronësi të KEK-ut”, tha tutje Veseli.
Ai ka bërë të ditur se falë bashkëpunimit me qeverinë dhe donatorët, është arritur që 259 hektarë të deponisë së hirit të Termocentealit Kosova A të mbulohet tërësisht.
Gjithashtu deponia do të trajtohen edhe rreth 17 hektar në kuadër të fazës së parë, ndërsa synohet që deri në finalizim të saj, të trajtohen rreth 80 hektarë të sipërfaqes së djerrinës në Dardhshtë.
Në bashkëpunim me Komunën e Obliqit po punohet në treajtimin e 20 hektarëve që gjenden përballë hyrjes së Termocentralit Kosova A, ku rreth 60% të sipërfaqes do të gjelbërohet, kurse pjesa tjetër do të ketë hapësira të ndryshme rekreative dhe pellgje ujore.
Një projekt shumë me rëndësi është ai i nisur me Komisionin Evropian për dekomisionimin e tri fabrikave: e azotikut, gazifikimit dhe ngrohtorja, që shtrihen në rreth 60 hektarë.
Po ashtu pritet të nis edhe trajtimi i mbetjeve me përmbajtje të azbestit dhe i vajrave me bifenile të poliklonuara.
Të tjera
-
Vd*es profesori Binak Gërguri
Ka vdekur profesori Binak Gërguri, punonjësi shumëvjeçar i Institutit Pedagog...
-
NDODH DHE KJO/ Mjekët japonezë padisin Google Maps, ja arsyeja
Afër 60 mjekë në Japoni kanë ngritur padi, duke akuzuar Google Maps për injor...
-
Policia konfiskon dy armë zjarri në dy raste të ndryshme në Suharekë
Policia e Kosovës ka njoftuar për konfiskimin e dy armëve të zjarrit brenda 2...
-
Policia e Prishtinës vazhdon aktivitetet për largimin e personave që kërkojnë lëmoshë në rrugë
Policia e Prishtinës po i vazhdon aktivitetet për largimin e personave që kër...
-
Stano: Themelimi i Asociacionit çështje urgjente, moszbatimi i marrëveshjeve ka pasoja për të dyja palët
Sot janë bërë 11 vjet nga arritja e marrëveshjes së parë në mes të Kosovës dh...
-
Kurti ‘i dështojnë’ inspektimet, banorët protestojnë për zgjerimin e rrugës Kijevë-Dollc
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka inaguruar fillimin e punimeve për zgje...
-
Pamjet tmerrüese: Dënohet me 15 vite burg arsimtari që püthi nxënësen në Deçan
Me 15 vite burg e asnjëherë më kthim apo ligjërim në shkollë është dënuar, ar...
-
Propozim nga partia e Vuçiqit: Serbia t’i ndërpresë integrimet evropiane
Deputeti i Partisë Përparimtare Serbe (SNS) Vlladimir Gjukanoviq ka sugjeruar...
-
Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, është deklaruar në lidhjet me ushtrimet u...
-
Kurti përmendi marrëveshjen Thaçi-Daçiq, reagon Çitaku: E di që po të mungon, duro dhe pak
Pasi kryeministri i vendit, Albin Kurti përkujtoi 11 vjetorin e arritjes së m...
-
15 filma në konkurrim për çmimet Tiantan në Festivalin e Filmit të Pekinit 2024
15 filma nga e gjithë bota, po konkurrojnë për çmimet Tiantan në Festivalin e...
-
Kurti: I ftoj qytetarët t’ia ndërpresin mandatin kryetarëve në veri, nëse mendojnë se nuk kanë qeverisur mirë
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka folur për procesin e referendumit të 2...