Sport

Nuk zmbrapsën tifozët e Manchester United, do të vazhdojnë protestën para stadiumit ‘Old Trafford’

Autori: Gazeta inFokus 16:44 | 18 May 2021

Manchester Unitedi do të përballet sonte me Fulhamin, në duelin e vlefshëm për xhiron e 37-të në Premierligë, shkruan Gazeta inFokus.

Para këtij takimi mediat angleze raportojnë se tifozët e ‘Djajve të Kuq’ pritet ta vazhdojnë protestën e tyre të nisur para disa javësh.

Ata do të vazhdojnë protestën duke kërkuar edhe një herë largimit e familjes Glazer nga pronësia e klubit.

-Advertisement-

Kujtojmë që para disa ditëve protesta e tifozëve të Unitedit kishte dalë jashtë kontrollit.

Kjo, pasi ata ishin larguar me dhunë nga policia, pasi ishin futur në stadiumin ‘Old Trafford’, ku anuluan ndeshjen mes Unitedit dhe Liverpolit, takimin ky që u zhvilluar një javë më pas, ku ‘The Reds’ triumfuan me shifrat 2-4./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera