Lajme

“Nuk vij më me ty në studio”, Thaçi përplaset dhe nervozohet me Sylën në studio televizive

Autori: Gazeta inFokus 22:27 | 31 May 2023

Një përplasje televizive ka ndodhur sonte mes gazetarit Valon Syla dhe analistit Jusuf Thaçi.

Gjithçka nisi në studion e Pressingut në T7 ku diskutohej për zhvillimet e fundit në veri të Kosovës. Po ashtu, temë diskutimi ishin edhe masat që ShBA-të ia kanë vendosur Kosovës, për shkak të tensioneve në veri.

Syla u shpreh se fjalët e Thaçit ishin “kopalla” dhe se sipas tij është bërë “zor” që të diskutohet me të.

-Advertisement-

Ish-zv.ministri i Arsimit fillimisht deklaroi se duhet shikuar “pasojat që mundemi me i meritu” dhe ajo është nëse veriu i hiqet prej kontrollit shtetit të Kosovës.

“Shteti ynë, shoqëria jonë nuk e kanë bërë punën e tyre. Këtu është frika e këtyre që bërtasin. Me ardh puna me mbroj vendin e vet, nuk janë në gjendje me mbrojtë”, tha Thaçi.

Më pas, Thaçi i premtoi publikisht Sylës se më nuk do të dalë me të në studio televizive, transmeton Paparaci.

“Valon e them publikisht, unë nuk vij më me ty në studio, nuk vij me u ofendu. S’vij në studio me ngrit zërin, hera e fundit që unë vij në studio me ty. Për herë të respektit të Leos po vazhdoj me qëndru në emision”, tha Thaçi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera