Sport

Nuk u ftua nga kombëtarja e Kosovës, ja çfarë po bënë në instagram Edon Zhegrova

Autori: Gazeta inFokus 23:10 | 25 May 2021

Sulmuesi i Baselit, Edon Zhegrova, nuk e ka gjetur veten në listën prej 23 futbollistëve të ftuar nga Bernard Challandes për dy ndeshjet miqësore që Kosova do ti luaj në fillimit të muajit qershor, shkruan Gazeta inFokus.

Nuk dihen arsyet pse Zhegrova nuk do të jetë pjesë e këtij grumbullimi të ekipit kombëtar të ‘Dardanëve’, por do ta kuptojmë ndoshta pas konferencës që pritet ta mbajë Challandes.

Edhe pse nuk është ftuar nga tekniku zviceran, Edon Zhegorva, ka ardhur në vendlindjen e tij në Prishtinë, ku po qëndron për pushime, pasi kampionati zviceran ka përfunduar sezonin 2020/2021.

-Advertisement-

Duke pasur kohë të lirë talenti prishtinas ia ka ofruar ndjekësve të tij në instagram që ta pyesin atë për ndonjë gjë.

“Tell me”, ka shkruar Zhegrova në instastory të llogarisë së tij zyrtare në instagram, ku fansat e tij mund ta pyesin atë.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Kosova fillimisht do të luajnë në stadiumin “Fadil Vokrri” më 1 qershor kundër San Marinos, derisa më 4 qershor do të përballen me Maltën në Klagenfurt të Austrisë./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera