Sport

“Nuk do të ketë kurrë një tjetër Cristiano”

Autori: Gazeta inFokus 15:52 | 19 March 2018

Nuk ka asnjë pengesë për performancat mbresëlënëse të Cristiano Ronaldo, shkruan infokusi.

Vitet kalojnë, ndërsa shënimet dhe thyerjet e rekordeve nga Ronaldo vazhdojnë të rriten.

“Nuk do të ketë kurrë një tjetër Cristiano”, ka thënë portugezi për veten e tij.

-Advertisement-

Ronaldo po vazhdon të bombardojë portat kundërshtare, ai e bëri këtë edhe mbrëmë në fitoren e thellë ndaj Gironës, ku shënoi katër gola.

Cristiano me paraqitjet e tija të fundit është futur seriozisht në garë për Pichichi, diçka që ishte e paimagjinueshme pas raundit të parë.

Me 22 gola të shënuar Ronaldo rënditet në pozitën e dytë të golashënuesve më të mirë në Laliga. Leo Messi është lideri me 25-së gola ndërsa Luis Suarez rënditet në pozitën e tretë me 21 gola të shënuar. /infokusi.com

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera