Rozë

Nuk do ta besoni se sa paguhet për një reklamë balerina shqiptare

Autori: Gazeta inFokus 09:09 | 12 February 2018

Ajo spikati që në moshën 14 vjeç në “Miss Univers Albania” ku u vlerësua me 3 çmime.

Bëhet fjalë për balerinën Alesia Bami. Ajo u pa fillimisht si velinë tek “Telebingo”, por prej fillimit të sezonit 18-vjeçarja kërcen si balerinë profesioniste në emisionin “Stop”.

Ajo është komplimentuar shpesh për linjat trupore, por njëkohësisht edhe është kritikuar për përdorim të photoshopit në fotot e saj. Në një intervistë për “Jo vetëm modë”, Bami nuk kursehet as për pyetjet më private.

-Advertisement-

Lidhur me lajmet se po ekspozon më shumë se duhet, velina tha shkurt se ajo thjeshtë po bën balet, por sipas saj, këto lajme janë bërë qëllimisht.

“Prindërit e mi më kanë parë që 3 vjeç duke kërcyer dhe nuk i duket ndonjë gjë e madhe, nuk ndihen mirë me këto lajme, por janë mësuar tashmë”, tha Bami.

Balerina tha po ashtu se surpriza më e bukur që i kanë bërë ka qenë ditëlindja e saj ku tha se kishte marrë dhurata shumë të shtrenjta. Ajo tregoi edhe se për një reklamë paguhet nga 200 deri në 1000 euro.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Viva Fresh Store triumfon në çmimet Best Buy Award 2024/2025 në Kosovë!
-Advertisement-

Të tjera